Aplikoni në Forumin Ekonomik më të madh për Liderët e Rinj

 

Afati i aplikimit: 27 Gusht 2015
Pjesmarrësit:  Liderët e rinj nga BE, Europa Lindore, Ballkani dhe Kaukazi me njohje të shkëlqyer të Anglishtes dhe të angazhuar në OJF politike, civile, sociale ose ekonomike dhe në të tjera institucione
Aktiviteti: 7 – 11 Shtator 2015 në Nowy Sącz, Poloni

Përshkrimi

Mbi 350 liderë të rinj nga 42 vende takohen në Poloni për të dalë me ide të reja për të ardhmen e Evropës. Gjatë diskutimeve dhe seminareve, ide të reja të përbashkëta zhvillohen, krijohen frymëze të reja dhe merren vendime për ndërmarrjen e nismave të ndryshme. Ato kanë për qëllim gjenerimin e ndryshimeve në të ardhmen.

Forumi Ekonomik i Liderëve të Rinj (edicioni i 10-të) zhvillohet ndërmjet datave 7 dhe 11 shtator 2015 në Nowy Sącz (në jug të Polonisë). Forumi është takimi më i madh ndërkombëtar social dhe ekonomik i liderëve të rinj.

Programi përfshin diskutime në panel, leksione, prezantime biznes, workshope tematike të fokusuara në fushat e mëposhtme:

  • siguria ndërkombëtare
  • E ardhmja e Europërs dhe zonës Euro-Atlantike
  • Rritja ekonomike
  • sipërmarrja e të rinjve
  • Menaxhim biznesi
  • Lidershipi dhe roli për gjeneratën e të rinjve në botën konterporane

 

Pranimet

Kriteri minimal është njohja e gjuhës angleze në nivel komunikativ dhe angazhimi në një OJQ politike, qytetare, shoqërore ose ekonomike ose institucion / organizatë.

Kostot

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje. Pagesa për pjesëmarrje mbulon akomodimin, ushqimin, materialet e konferencës, certifikatën dhe pjesëmarrjen në të gjitha diskutimet e panelit, workshopet dhe debatet e Forumit Ekonomik të Liderëve të Rinj. Pagesa për pjesëmarrje është 150 euro, organizatorët nuk i mbulojnë shpenzimet e udhëtimit.

Aplikimi

Të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë me moshë deri në 35 vjeç, të flasin anglisht mirë dhe të jenë aktiv në jetën politike, sociale dhe ekonomike në një OJQ apo institucion / organizatë tjetër. Organizatorët do të vlerësojnë përvojën pjesëmarrësit në fushën e çështjeve sociale, ekonomike dhe politike. Pjesëmarrja në kurse, trajnime, seminare, puna për OJQ-të do të jenë favorizuese.

 

Për të aplikuar, regjistrohuni këtu.

Nëse keni ndonjë pyetje, shkruani e-mail në këtë adresë: forum@forum-leaders.eu

Faqja zyrtare

Leave a Comment