Apliko Tani! Konkurs mbi fotografinë,grafikët dhe video “NO HATE”

Ne kuader te programit “ Hate Fighters” dhe “No Hate Speech Movement” New Vision do te organizoje nje konkurs ne fushat e fotografise, grafikes dhe videos.

Per te gjithe te rinjte qe duan te marrin pjese , konkursi do jete i hapur nga data 20 prill deri me daten 1 qeshor 2016 .
Gjate kesaj periudhe, te gjithe te rinjte qe kane pasion fotografine , grafiket ( vizatime & graffiti) dhe videon do kene mundesi te sjellin punimet e tyre prane organizates tone !

Tema e punimit duhet te jete : Gjuha e urrejtjes .

E shpjeguar me ne te detaje eshte luftimi i gjuhes se urrejtjes. Edukimi I te rinjve mbi format e diskriminimit, mbi menyrat e dallimit dhe raportimit e tyre .

Nen temat qe punimet mund t`i referohen jane :
1.Gjuha e urrejtjes kundra Seksizmit
2. Gjuha e urrjetjes kundrejt komunitetit Rom
3 .Homofobia
4 Refugjatët dhe azilkërkuesit
5.Dita e miqesise
6. Dita Veprimit kundër islamofobisë dhe intolerancës
7.Dita e Paqes
8 Dita e tolerances
9 Te drejtat e njeriut online .
10 .Smile more .
Punimet do te dergohen ne adresen e e-mail te New Vision : newvision.organisation@gmail.com
Kujdes!
Punimet duhet te kene cilesi te mire vizuale . Te gjithe te rinjte qe kane ide te bukura po nuk kane pajisjet ose nuk e prodhojne dot produktin perfundimtar ne cilesi te mire do te mbeshteten nga grupi New Vision : mjafton te dergoni nje kerkese te tille ne adresen tone te e-mail ose te paraqiten prane zyrave tona.

E RËNDËSISHME -Propozimet teknike

Fotot përfundimtare dhe grafiket te skanuar duhet të jetë të paktën 3000 px në anën më të gjatë, 300 dpi, RGB profilin ngjyra.

Aplikimi eshte i vlefshem si per individet ashtu dhe per grupet e te rinjve .
Mund te aplikoje cdo person mbi moshen 15 vjec .

– Data 1 qeshor ora 12 :00 eshte afati perfundimtar per dergimin e punimeve .
– Ne date 15 qeshor 2016 do te shpallen fituesit ne nje ceremoni te vecante.

** Fituesit e vendit te pare do te perfitojne nje shume prej 100 Euro dhe gjithashtu mundesine per te marre pjese ne nje trajnim ne Bruksel ne Shtator 2016 ne lidhje me punimet audio-vizive .
*** Fituesi i vendit te dyte dhe te trete do te kete mundesi te jene pjese e nje trajnimi ne Greqi per foto-Video .

Leave a Comment