Apliko për çmimin kombëtar “Mësuesi i vitit”

NOMINO NJË MËSUES / NOMINO VETEN
Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri në bashkëpunim me Varkey Foundation organizojnë për herë të parë në Shqipëri Çmimin Kombëtar “Mësuesi i vitit” për vitin 2018.
Aplikimi do të bëhet i gjithi online dhe ka disa seksione. Çdokush që aplikon duhet të hapë një llogari të tij/saj dhe më pas të hedh të gjitha të dhënat që kërkohen. Ju mund të hapni një llogari duke përdorur formën në të djathtë e titulluar LOGIMI PËRDORUESIT. Nëse keni llogari, aty duhet të bëni log in. Nëse nuk keni llogari, KLIKONI KËTU që të hapni një llogari. Do të ketë mundësi që ta ruani aplikimin deri sa ai të jetë gati për t’u dërgur kur të jetë i plotë. Aplikimet jo të plota nuk do të mund të dërgohen dot. Për çdo pyetje apo problem që mund të ndeshni, ju lutem shkruani një e-mail për znj. Linda Pino, Kordinatore Kombëtare e ACCE, adresa linda.pino@crca.al
KRITERET:
- Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë;
- Të jetë duke ushtruar profesionin e mësimdhënies në sistemin arsimor parauniversitar publik/privat;
- Të mos jenë marrë masa disiplinore nga ana e drejtorisë së shkollës/ Drejtorisë Rajonale Arsimore/Zyrë Arsimore në shkollën ku ushtron profesionin;
- Të mos ketë qenë i dënuar (çdo aplikant duhet të paraqesë një vetëdeklarim.)
KRITERET E VLERËSIMIT:
Çdo mësuses dhe mësuese mund të marrë pjesë në konkurrim. Nominimi mund të bëhet për veten (vetë-nominim) ose duke nominuar një mesues/e tjetër.
Aplikimi duhet të plotësohet dhe dorëzohet para datës 1 Shtator 2018! Çdo aplikim i ardhur pas kësaj date nuk do të merret parasysh!
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.