Aplikim për pjesëmarrje në Forumin e biznesit në Amerikën e Jugut

Afati përfundimtar i aplikimit: 16 Prill, 2017

Forumi Amerikës së Jugut për Business(SABF) është një ngjarje që zhvillohet çdo vit në Buenos Aires për 3 ditë në muajin gusht. Çdo vit forumi merr 100 studentë të jashtëzakonshme nga e gjithë bota së bashku me 40 udhëheqësit e biznesit, politikes dhe fushës akademike.

Ngjarja eksploron temat e rëndësisë globale dhe veçanërisht të zbatueshme për realitetin e Amerikës së Jugut. Pritet që, përmes dialogut dhe ndërveprimit në mes liderëve aktualë dhe udhëheqësve të ardhshëm, mund të bëhet një kontribut për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

Kostot e pjesmarrjes:

Organizatorët do të mbulojnë koston e të ushqyerit, strehimit, tranportit brenda Buenos Aires dhe hyrjen në një ngjarje të natës. Shpenzimet e udhëtimit për /nga Buenos Aires nuk janë të përfshira.

Kriteret e aplikimit:

Aplikanti duhet të ketë lindur pas 1 janarit 1991;
Të jetë një student i rregullt universitar, student i diplomuar, ose të ketë mbaruar studimet pasuniversitare (ose universitare) në vitin 2016 apo 2017.
Të ketë përfunduar procesin e aplikimit.

Për të aplikuar klikoni këtu
Shkruani një ese në gjuhën angleze ose spanjolle e cila duhet të jetë në mes të 1200 dhe 1800 fjalë.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment