Anglisht-Shqip, kurs online falas

Gjuha angleze apo anglishtja është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Irlandë, Australi,Zelandën e Re e një numër vendesh të tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë vende të botës. Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”.

Anglishtja i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane dhe degës së gjuhëve gjermanike. Rrjedh nga gjuha e vjetër e anglo-saksonëve, paraardhësve të anglezëve, që u dyndën në Gadishullin Britanik në mesjetën e hershme. Mirëpo gjatë historisë është ndikuar nga një numër i madh i fjalëve latine e frënge dhe është thjeshtuar në gramatikë duke dalluar nga gjuhët e tjera gjermanike që flitet në Evropën kontinentale.

Rreth kursit

Mësoni gjuhën angleze falas në internet. Kursi është i organizuar në 109 mësime, të cilat i gjeni në versionin audio dhe të shkruar.

Për të ndjekur këtë kurs, pa pagesë, ju lutemi klikoni në këtë LINK ose në foton e mëposhmte.

english

COMMENTS

Leave a Comment