Ambasada Italiane: Ja si mund të studioni në Itali

Loading...

Viti Akademik 2018-2019

Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për ata me vendbanim në qytetet e mëposhtme: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.

Për mënyrat, skadencat e procedurës së pararegjistrimit dhe zgjedhjes së degës, duhet të konsultoni edhe faqen e internetit: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/.

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen “NË DEGËT ME NUMËR TË MBYLLUR” duhet të regjistrohen për të dhënë provimin e pranimit edhe në faqen www.universitaly.it (për degët Mjekësi e Kirurgji, Mjekësi dhe Kirurgji ne anglisht per universitetet qe e parashikojne, Dentist dhe Proteza Dentare, Veterinari, Arkitekturë, Profesione Shëndetësore, Shkencat e Edukimit Fillor).

FAZA 1) PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA-REGJISTRIMIN

Brenda datës 24/07/2018 studentët që dëshirojnë të fillojnë proçedurën e para-regjistrimit, duhet:

1. Të shkarkojnë dhe të plotësojnë Dokumentin Excel, pastaj ta ruajnë me emrin: Preiscrizione Cognome Nome (mbiemri, emri i studentit) dhe ta dërgojnë te bashkëlidhur në e-mailin: scuole.tirana@esteri.it, me objekt: Preiscrizione 2018 Cognome Nome (mbiemri, emri i studentit);

2. Të caktojnë në kohë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes faqes në internet: https://prenotaonline.esteri.it/login.aspx

KUJDES: Studentët e mitur duhet të jenë të shoqëruar nga të dy prindërit (ose nga njëri prej prindërve i pajisur me autorizimin e prindit tjetër) në momentin e paraqitjes së kërkesës së pararegjistrimit bashkë me një certifikatë familjare (modeli shumëgjuhësh) të apostiluar.

Dokumentet që duhet të paraqiten në zarf të tejdukshëm janë:

1. Pasaportë dhe fotokopje të saj me vlefshmëri të paktën 90 ditë nga vlefshmëria e vizës;

2. Certifikatë lindjeje (modeli shumëgjuhësh) e apostiluar;

3. Formulari i regjistrimit (Mod.A), në tre kopje tërësisht i plotësuar por i pa firmosur. Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare;

4. Formulari i autentikimit të fotografisë, në tre kopje tërësisht i plotësuar por i pa firmosur;

5. 4 fotografi me ngjyra për dokument;

6. Diploma e Maturës Shtetërore dhe Çertifikata e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose fotokopje e noterizuar) bashkë me fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para mbrapa. Studentët që nuk zotërojnë më Dëftesën origjinale do të dorëzojnë një Vërtetim me rezultatet e të gjithë viteve bashkë me ato të Maturës Shtetërore dhe fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para-mbrapa.

Nxënësit e regjistruar në vitin e fundit ë shkollës së mesme, që do të marrin Dëftesën në verën e 2018-ës, do të paraqesin një fotokopje të thjeshtë të “Formularit A1” me të cilin janë regjistruar on-line për provimet e maturës 2018. Pas marrjes së provimeve këta studentë duhet të dorëzojnë në Ambasadë Diplomën e Maturës dhe Çertifikatën e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose fotokopje të noterizuar) bashkë me fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para mbrapa.

Studentët që janë regjistruar këtë vit për të dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore duhet të dorëzojnë fotokopje të thjeshtë të “Formularit A1Z”. Pas marrjes së provimeve, këta studentë duhet të dorëzojnë në Ambasadë Diplomën e Maturës ose Vërtetim dhe Çertifikatën e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose fotokopje të noterizuar) bashkë me fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para-mbrapa.

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale), jo me numër të mbyllur, si psh. specializim ose kurs të shkurtuar, përveç Diplomës së Maturës Shtetërore si më lart, duhet të dorëzojnë edhe Diplomën universitare me Listën e notave të apostiluara dhe të përkthyera në italisht bashkë me fotokopje të thjeshta të të gjitha faqeve para mbrapa, si dhe programin e detajuar të studimeve, të apostiluar dhe të përthyer në italisht bashkë me fotokopje të faqes së parë dhe apostiles.

Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do të marrin Diplomën brenda verës së vitit 2018, duhet të dorëzojnë një Vërtetim, që provon regjistrimin në vit të tretë dhe provimet e dhëna. Diploma përfundimtare (Vërtetimi), lista e notave dhe programi i detajuar i studimeve do të dorëzohet në Ambasadë sipas mënyrës së lartpërmendur.

KUJDES:

Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, dokumentet duhet të apostilohen pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga njëri prej përkthyesve të betuar, lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen e internetit të Ambasadës.

Dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të apostilohen pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga njëri prej përkthyesve të betuar, lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen e internetit të Ambasadës.

Dokumentet e shkollës/universitetit duhet të shoqërohen nga fotokopjet e thjeshta të të gjitha faqeve para-mbrapa, me përjashtim të programit të detajuar të studimeve të cilit i fotokopjohet vetëm faqja e parë dhe vula apostile.

V.O.! Nëse Diplomat universitare apo lista e notave nuk kanë të dhënat personale të plota (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje), dhe numër regjistri ose diplome, duhet të paraqitet edhe një vërtetim lëshuar nga Universiteti i cili i përmban ato, si dhe të dhënat e degës së studimit;

7. Çertifikatë të gjuhës italiane: fotokopje e certifikatës së gjuhës italiane të lëshuar nga Universiteti për të Huajt i Perugia-s (CELI), Universiteti për të Huajt i Siena-s (CILS), Universiteti Roma 3, ose Shoqata Dante Alighieri ose nga Instituti Italian i Kulturës. Studentët që do të kryejnë provimin në sesionin e afërm për njohjen e gjuhës, mund të paraqesin regjistrimin në provim.

Për studentët që kërkojnë të regjistrohen në degët me numër të mbyllur, njohja e gjuhës italiane quhet e mirëqenë nëse kalojnë me sukses provimin e pranimit në Universitet.

Studentët që duan të regjistrohen në degët që zhvillohen në gjuhë huaj (anglisht), është e nevojshme të paraqesin një certifikatë njohjes së asaj gjuhe.

Për informacione të mëtejshme mbi procedurën e pararegjistrimit / lëshimit të vizës për Studime Universitare ftojmë studentët të konsultojnë rregullisht faqen e internetit www.ambtirana.esteri.it.

Loading...

Leave a Comment