Ambasada Gjermane: Forum shkencor në Gjermani

++Green Talents – Forumi Shkencor 2018++
Shkencëtarë të rinj shqiptarë nga fusha e zhvillimit të qëndrueshëm, të cilët kanë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze, mund të aplikojnë ende deri në datën 23 maj për konkursin „Green Talents – International Forum for High-Potentials in Sustainable Development“. 25 fituesit do të ftohen fillimisht të marrin pjesë në një forum shkencor dyjavor në Gjermani, në kuadër të së cilit do të mund të krijojnë ndër të tjera një panoramë rreth mjedisit kërkimor gjerman dhe do të zhvillojnë biseda të veçanta me ekspertë gjermanë. Ky udhëtim do të vendosë themelin për pjesën e dytë të çmimit: një qëndrim shkencor deri në tre muaj në Gjermani, i financuar plotësisht.
Afati i fundit i aplikimit është data 23 maj 2018!
Më shumë informacione mund të gjeni këtu:
www.greentalents.de