Aktivitet vullnetar në Qëndrën Rezidenciale për të moshuar

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, me datë 5 dhjetor 2016, ora 11:00, CoDe Albania organizon një vizitë në grup në Qëndrën Rezidenciale për të moshuar “Motrat Nënë Tereza”.

Kjo qëndër strehon dhe ofron shërbime përkujdesëse për 38 të moshuar me problematika sociale, financiare, të shëndetit mendor, si edhe me aftësi të kufizuara fizike.

Nëse ti ke nje talent, prirje artisitke dhe jo vetem, apo thjeshte motivim për të ndihmuar dhe dhuruar energji pozitive, bëhu pjesë e këtij aktiviteti duke kontribuar në krijimin e një ambienti social dhe argëtues për këtë target-grup.

Të interesuarit mund te marrin pjese  duke kontaktuar në:
– Inbox në faqen e Facebook të CoDe Albania
– E-mail : info@codealbania.org
Aktiviteti fillon  në orën 10:00 ne ambjentet e Code Albania

Leave a Comment