Aktivitet për aktorët e shoqërisë civile

Takim konsultativ përmbyllës me aktorë të shoqërisë civile – Tiranë
Në zbatim të Ligjit Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), ka ndërmarrë iniciativën për të realizuar takime konsultative me aktorë të shoqërisë civile.
Këto takime do të jenë territorialisht gjithëpërfshirëse duke mundësuar edhe dëgjim të orientimeve të pjesëmarrësve mbi mënyrën dhe organizimin e proceseve administrative dhe vendimmarrëse të Institucionit.
Në vijim, ju ftoheni të merrni pjesë në takimin përmbyllës, i cili do të realizohet në qytetin e Tiranës:
* Datë: 10 korrik 2017
* Ora: 10:00
* Vendi: Hotel Doro City
* Adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë
Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen duke u regjistruar në formularin online në linkun e mëposhtëm:
http://www.amshc.gov.al/web/pjesemarresit.php
Për më shumë informacion klikoni këtu