Aktivitet në Shqipëri/ “Drejtues për një ditë 2018”

“Drejtues për një ditë 2018”
Apliko deri më 5 Shkurt!
Dergoni: CV dhe Leter Motivimi në info@junior-albania.org

Junior Achievement njofton nxënësit maturantë që zhvillojnë lëndën “Njohuri për Biznesin 2” se ka hapur aplikimet për pjesëmarrjen në aktivitetin kombëtar “Drejtues për një ditë”.

Çdo nxënës që aplikon për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, nëpërmjet një CV-je dhe letre motivimi, duhet të përshkruajë shkurtimisht aspiratat që ka për të ardhmen, prirjet ose aftësi të veçanta që shfaq, çfarë e motivon atë dhe pse mendon se do të bëhet një drejtues i aftë në të ardhmen.

CV-të dhe letrat shoqëruese duhet të dërgohen me email në info@junior-albania.org ose aprendi@junior-albania.org . Një komision i ngritur qëllimisht do të përzgjedhë kandidaturat më të mira.

Njoftimi zyrtar mund të gjendet duke klikuar në këtë LINK

Leave a Comment