Akademi verore falas rreth Liqenit të Prespës

Loading...

Atelier Albania Summer Academy ’18
gusht – shtator
4 javë rreth Liqenit të Prespës

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në bashkëpunim me INTBAU Albania kanë hapur Thirrjen për aplikime në Akademinë Verore Atelier Albania ’18 (AASA ’18), e cila do të ketë në fokus Liqenin e Prespës dhe Luginën e Devollit.

Çfarë është AASA?
Akademia Verore e Atelier Albania (AASA), nisi në vitin 2015 si një forum për të zbuluar mënyra të reja edukimi të planifikimit urban dhe për të përpunuar një qasje kritike për zhvillimin e turizmit. Qëllimi i AASA është të jetë pika lidhëse mes dy llojeve të njohurisë; njohuri teknike të planifikuesve urbanë (“njohuri e përpunuar”), dhe “njohuri personale,” bazuar në eksperiencën e banorëve vendas.* Këto njohuri të dy llojeve të ndryshme nuk kanë bazë hierarkike, por janë në thelb të ndryshme. Mbështetur nga dialogu në terren, AASA punon për përcaktimin e një platforme të përbashkët, ku qëllimet e shtetit për zhvillimin e turizmit mund të takohen me interesat e banorëve vendas, duke ilustruar skenarë të ndryshëm ku qëllimet konvergjojnë.
*John Friedmann “The Transactive Style of Planning,” 1973

Qëllimi i AASA ‘18
“Akademia Verore AA’18” zhvillohet në kuadër të zbatimit të Planit të Përgjithshëm Kombëtar të Territorit dhe procesit të planifikimit vendor të Bashkive Pustec, Devoll dhe Maliq. Me fokus në Liqenin e Prespës dhe Luginën e Devollit, qëllimi i këtij hulumtimi është nxjerrja në pah e programeve apo aktiviteteve që mund të zhvillohen në këto territore me qëllimin për të rritur ardhjet e vizitorëve në luginë dhe për shfrytëzimin me efikasitet e përgjegjësi të potencialit natyror turistik që ofron natyra dhe kultura vendase.

Mënyra e aplikimit
Dërgo portfolio (max, 5MB madhësia e file-t) dhe CV në adresën aasa@planifikimi.gov.al dhe info.intbaualbania@gmail.com me Subjekt “AASA’18 aplikant emër & mbiemër”. Kandidatët e përzgjedhur do të intervistohen.

Kursi do të pranojë pesë studentë. Afati i pranimit të aplikimeve është data 10 Qershor në orën 23:59 dhe ofertat e pranimit do të dërgohen jo më vonë se 14 Qershori.

Aftësitë e kërkuara
Eksperiencë në punë kërkimore dhe shkrim në shqip e anglisht, skicim, komunikim dhe marrje e kujdesshme e shënimeve. Puna do të zhvillohet në grup, ndaj aftësia për të diskutuar aktivisht me kolegët është domosdoshmëri.

Akomodimi rreth Liqenit të Prespës dhe udhëtimi do të mundësohen nga organizatorët. Studentët do të marrin dieta ditore për ditët jashtë Tirane. Kursi do të prodhojë material bazë për një publikim.

Afati i pranimit: 10 Qershor, ora 23:59

 

Loading...

Leave a Comment