Akademia 100+ Fshatrat

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit në kuadër të Programit “100 Fshatrat” ka hapur Thirrjen për aplikime për Akademinë 100+ Fshatrat. Akademia synon të mbledhë së bashku studentë masteri të arkitekturës e planifikimit, projektimit të peizazhit e mjedisit, të sapo diplomuar të këtyre fushave, si edhe pedagogë të tyre, të cilët ndajnë vlerësime dhe pasione të ngjashme për fshatin dhe besojnë tek potenciali i tij për t’u zhvilluar si pikë graviteti e fuqishme. Akademia 100+ Fshatrat po ndërtohet sipas shembullit të Akademisë Verore të Atelier Albania (AASA), por me një shtrirje shumë më të gjerë. Akademia 100+ Fshatrat do të bazohet në 20 Atelier projektimi të veçanta, por të lidhura me njëra-tjetrën dhe nën udhëheqjen e AKPT-së.

Programi 100+ Fshatrat
Fokusohemi në këto fshatra për të krijuar 100 zona zhvillimi ekonomik rural, të bazuar tek investimet në agroturizëm dhe ekoturizëm, duke shfrytëzuar trashëgiminë kulturore, mrekullitë natyrore, traditën në tërësi, kapacitetet lokale, por edhe investimet e sipërmarrjes. Programi i “100 Fshatrave” është një model për të dhënë shembuj dhe për ta kthyer në një laborator, prej ku të tjerët të mund të marrin nxitjet e duhura, që nga bashkitë deri tek individët.

Aftësitë e kërkuara:
Studentë master në arkitekturë, urbanistikë, planfikim urban, peizazhi e mjedisi, si dhe profesionistë të rinj. Eksperiencë e punës kërkimore, skicim, komunikim dhe marrje e kujdesshme e shënimeve. Puna do të prodhohet në grup. Aftësia për të marrë pjesë në diskutime në grup është domosdoshmëri.

Afati i pranimit: 15 Korrik, ora 23:59
gusht – dhjetor 2018
4 javë në fshat

Për tu bërë pjesë, aplikoni në: www.planifikimi.gov.al

Leave a Comment