Akademi Ndërkombëtare për të rinjtë në Maqedoni

Përshkrimi

Qëllimi i projektit është të bashkohen të rinjtë nga e gjithë bota që përmes dijes dhe angazhimit të fillojnë ndryshime, në nivel lokal dhe në nivel global. Përveç kësaj, projekti ofron një mori mundësish për pjesëmarrësit që të fitojnë aftësi të reja, të avancojnë potencialin e tyre të lidershipit, punën në ekip, si dhe të mësojnë elementet praktike dhe të detajuara brenda seminareve. Për më tepër, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takohen me shumë  ekspertë dhe folës të ftuar.

Kriteret

  • Të rinj proaktivë, të talentuar dhe ambiciozë të moshës 15-20 vjeç;
  • Kandidatë me njohuri të mira në gjuhën angleze

Bursa

Aplikantët e pranuar do të kenë mundësinë për të aplikuar për një bursë;

Këto bursa do të jepen me qëllim për të tërhequr liderët e rinj që marrin pjesë në Akademi, duke ju mbuluar një pjesë të kostove financiare.

Kostot

  • Tarifa e pjesëmarrjes për Studentët Ndërkombëtar është 150 euro.
  • Pagesa e pjesëmarrjes përfshin: tarifën, akomodimin dhe ushqimin për 8 ditë.

Afati i aplikimit: 10 Maj 2016
Eventi: 13 – 18 Qershor, Hotel Molika, Maqedoni

Si të aplikoni

Për të aplikuar ju lutemi klikoni në këtë LINK.

Nëse keni pyetje, ju lutemi drejtojni në këtë adresë: youth.networking101@gmail.com

Më shumë informacion mund të gjeni në faqen në Facebook, ose në faqen zyrtare në këtë LINK.

Leave a Comment