Abissnet kërkon të punësojë Jurist

Përshkrimi
Abissnet sh.a. është kompania e dytë më e madhe në vend që kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit. Abissnet sh.a. ofron disa shërbime, internet, telefoni, hosting, domain, etj. Abissnet sh.a. mbulon 90% të territorit të Shqipërisë. Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë: “Jurist/e”.
Detyrat
Juristi i shoqërisë kryen trajtimin dhe zgjidhjen nga ana juridike e të gjitha cështjeve të cilat nuk mund të trajtohen nga ana e njësive të tjera të shoqërisë, harton dhe administron kontrata të ndryshme si dhe kryen hartimin e shkresave në raport me të tretët, gjithashtu edhe hartimin e shkresave të brëndshme si urdhra, vendime, kërkesa etj.
Kualifikimet / Kërkesat
• Të ketë përfunduar Fakultetin e Drejtësisë me mesatare mbi 9.
• Të ketë përvojë pune në detyrën e juristit jo më pak se 2 vjet, në një shoqëri tregtare ose Studio Ligjore.
• Të njohë shumë mirë gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar)
• Të ketë aftësi të mira organizative, analizuese dhe komunikuese, gadishmëri për të punuar në grup dhe për të përballuar ngarkesë pune.

Shënime
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e-mail: b.njerezore@abissnet.al