Abissnet kërkon të punësojë Specialiste Shitjesh

ABISSNET është kompania e dytë më e madhe në vend që kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikacionit. Abissnet ofron disa shërbime, internet, telefoni, hosting, domain, etj. Abissnet mbulon 90% të territorit të Shqipërisë. Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë: “Specialiste Shitjesh”.
Detyrat
– Manaxhon procesin e shitjeve pranë Abissnet Store.- Raporton informacion mbi problemet, pyetjet, dhe cështjet e hapura në Abissnet Store nga përdorues të ndryshëm- Siguron shërbim cilësor, sadisfaksion, ndaj klientit dhe rritje të imazhit të shoqërisë duke mbajtur marrëdhënie të mira me klientët.
– Pajis klientët me faturë tatimore, kupon tatimor për blerjen e realizuar.
Kriteret
– Te ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Fakulteti Ekonomisë.
– Të ketë eksperiencë të ngjashme (1-2 vjet).
– Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike, vecanërisht të programit Alpha.
– Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
Ju mund te aplikoni nepermjet duapune ose te dergoni cv tek adresa e emailit: b.njerezore@abissnet.al