8 arsye pse duhet të studioni në Evropë!

Mbi 1,4 milionë studentë nga e gjithë bota zgjedhin të studiojnë në Evropë në vitin 2012, dhe numrat janë në rritje çdo vit. Me mbi 1000 universitete, qendra kërkimore dhe institucione të arsimit të lartë, Evropa ofron programe të studimeve cilësore.

8 arsye për të zgjedhur Evropën si vendin e studimeve tuaja

1.Karriera: Formoni të ardhmen tuaj

Doni të përparoni në karrierën tuaj? Në Anketën e Punëdhënësit Global të QS 2011, mbi 60% e punëdhënësve në të gjithë botën, thanë se në mënyrë aktive kërkojnë ose vlerësojnë një përvojë studimi ndërkombëtar gjatë punësimit. Duke studiuar në Evropë, ju do të fitoni aftësi, njohuri dhe përvojë që punëdhënësit i vlerësojnë. Me sektorët e fuqishëm ndërkombëtar të biznesit, krijimit dhe hulumtimit, Evropa është një vend perfekt për të ndërtuar karrierën tuaj.

2.Arsim i klasit botëror: Arrini potencialin tuaj të plotë

Universitete lider botërore, me lehtësirat më të mundshme, me të mësuar frymëzues … në Evropë, ju jeni në qendër të një komuniteti ndërkombëtar me një pasion për të mësuar. Ajo çfarë i bën universitetet evropiane aq të fortë është theksi mbi krijimtarinë, risinë, mbështetjen – duke ju ndihmuar për të arritur potencialin tuaj të vërtetë.

3.Pionerë në studime (kërkime)

Jeni një studiues ambicioz duke kërkuar për t’u rritur në karrierën tuaj? Europa ju ofron mundësi të mëdha. 1.58 milion studiues me kohë të plotë në BE-27 ishin në vitin 2009. Gjatë dekadës së ardhshme, Bashkimi Evropian në mënyrë aktive është në kërkim për të tërhequr një shtesë prej 1 milion studiuesish! Gjeni më shumë rreth punës kërkimore, financimit dhe mundësive në Evropë në këtë LINK.

4.Mbështetje dhe miqësi: Ndihuni si në shtëpi!

Evropa është një vend mikpritës, miqësor për studentët nga e gjithë bota. Universitete dhe kolegje të Evropës ofrojnë mbështetje dhe aktivitete sociale për t’ju ndihmuar që të ndiheni si në shtëpi dhe të lumtur. Evropa është gjithashtu një vend i mirë për të jetuar … 7 nga 10 vendet më të lumtura në botë gjenden në kontinentin e Evropës!

5.Përvoja kulturore: Përfitoni një aventurë të veçantë

Studimi në Europë nuk është vetëm për leksione dhe bibliotekat, ajo është gjithashtu një mundësi për të zbuluar vende të reja … dhe për të zbuluar veten shumë! Nga dëborë e veriut deri në diellin e jugut, në të gjithë Evropën do të gjeni peizazhe mahnitëse, qytete me gumëzhimë dhe kultura të ndryshme.

6.Bursa dhe mbështetje financiare

Vendet evropiane investojnë në sistemet e tyre të arsimit të lartë për të ndihmuar në përballimin e edukimit për studentët, duke mbajtur standarte të kualitetit të lartë. Në të gjithë Evropën, tarifat e shkollimit dhe shpenzimet e jetesës krahasohen shumë mirë në destinacione të tjera për studime … në fakt, në disa vende evropiane, programet e studimit janë pa pagesë! Ka shumë bursa dhe mundësi për  mbështetje financiare të vëna në dispozicion.

7.Diversiteti: Studioni në mënyrën që dëshironi

Avantazhi i Evropës është se ajo ofron kaq shumë zgjedhje. Me universitete, institucione të arsimit të lartë dhe institute kërkimore të klasit botëror, ku ofrohen 100,000 Diploma Bachelor, Master dhe programe PhD / Doktorature, plus programe shkëmbimi afat-shkurtër, ju mund të zgjidhni përvojën që ju përshtatet.

8.Gjuhët: Mësoni anglisht ose një gjuhë tjetër kryesore, ndërkombëtare në biznes

Ka 23 gjuhë zyrtare në Bashkimin Evropian … por a e dini se shumica e vendeve në Evropë ofrojnë programe studimi në gjuhën angleze gjithashtu? Ju do të gjeni programe që jepen në gjuhë të tjera kryesore të biznesit global të tilla si spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, rusisht, italisht, portugalisht, arabisht dhe plot të tjera.

Burimi: Komisioni Evropian

 

Leave a Comment