50 Bursa/ Program veror për të rinjtë në Zvicër

Përshkrimi
“Programi Ambasadorët e Rinj ” (YAP) është pjesë e programit katër vjeçar “Addressing Europe’s Unfinished Business” (AEUB) dhe ka për qëllim të mundësojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të rinj në Konferencën vjetore që mbahet në Caux, Zvicër dhe përfshirjen e mëtejshme në aktivitete të tjera të rrjetit “Iniciativat e Ndryshimit” (IofC).
YAP është një mundësi e shkëlqyer për t’i dhënë një zë evropianëve të rinj, të pasionuar për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët të bazuar në vlerat evropiane. Ambasadorët e rinj do të ftohen për të kontribuar në dhe për të promovuar një kuptim më të pasur të ndërsjellë të besimeve, vlerave, identitetit, historisë dhe kulturave përmes një përvoje kolektive të mësuarit gjatë gjithë programit.
Për të marrë pjesë në këtë eksperiencë, përbën një rast unik për të pasuruar veten dhe të tjerët etikisht dhe nga aspekti kulturor përmes shkëmbimit të përvojave personale.
Periudha: 18-24 Korrik 2016, Caux, Montreux (Zvicër)
Kriteret
Aplikantët duhet të jenë të moshës 18-25 vjeç dhe shtetas të një vendi Evropian, nga Bjellorusia, Kazakistani dhe Kosova.
Kostot
Bursa YAP mbulon:
- Bursë të plotë për pjesëmarrjen në konferencë dhe akomodim (mbulim i plotë për 6 ditë / 6 netë);
- Tarifën e regjistrimit për konferencë, prej 50 CHF, të cilën ju duhet t’a paguani më parë dhe do të rimbursoheni pas përfundimit të suksesshëm të konferencës;
- Transportin vajtje-ardhje me autobus dhe vizitë në Fondacionin Jean Monnet në Lozanë.
50 bursa të plota do të ofrohen për kandidatët e suksesshëm të përzgjedhur për të përfaqësuar një nga 50 vendet evropiane.
Si të aplikoni?
Për t’u bërë një ambasador plotësoni aplikimin online, pastaj dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit (max. Një faqe) së bashku me një provë të kombësisë në adresën communications@caux.ch para datës 1 maj 2016.
Ju lutemi shikoni programin YAP duke klikuar në këtë LINK.
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.