27 mijë Euro/ Bursa Kërkimore në Zvicër

Përshkrimi

Shoqata Dr. Eduard Gübelin për kërkimin dhe identifikimin e gurëve të çmuar është duke ofruar bursa kërkimore për studentët MSc / PhD apo studiuesve postdoktorant. Objektivi kryesor i universitetit është që të sigurojë cilësi të lartë, mundësitë e plota të arsimit dhe trajnimit që janë të pajtueshme me ndryshimin e nevojave të studentëve.

Shoqata Gübelin për bursën bashkëpunon ngushtë me Laboratorin Gübelin Gem, e cila ofron mbështetje administrative dhe mbikëqyrje të zhvillimit të suksesshëm të projektit/aplikantit.

Kriteret

Bursa është në dispozicion për studentët dhe hulumtuesit në MSc, PhD ose nivel post-doktorature. Kërkesa minimale për aplikantët është:

Të kenë përfunduar Bachelor në shkenca toke, kimi, fizikë, shkenca material, ose ndonjë tjetër shkencë ekzakte;

Përfituesi i suksesshëm i grantit, do me thënë aplikuesi, preferohet të jetë një person se sa një institucion ose kompani. Megjithatë, aplikantët janë të inkurajuar të paraqesin projekt-propozime që përfshijnë bashkëpunim me një universitet apo institut kërkimor tjetër;

-Aplikantët duhet të jenë më të vegjël se 40 vjeç;

-Aplikimet jnaë të mirëpritura nga individë të çdo kombësie.

Bursa

Vlera totale e bursës është 30.000 CHF (rreth 27,400 Euro). Kjo shumë është investuar çdo vit për të mbështetur projektin fitues. Përfituesi është aplikuesi i cili paraqet projektin; ky aplikant duhet të jetë kontribuesi kryesor në këtë projekt dhe autori i raportit përfundimtar.

Si të aplikoni?

Aplikantët për Bursa Kërkimore Dr. Eduard Gübelin duhet të paraqesin të dhënat personale, si dhe informacion në lidhje me arritjet e tyre akademike në formularin e tyre të aplikimit online. Afati i fundit për aplikim është 30 qershori 2016.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare, duke klikuar në këtë LINK.

Leave a Comment