2300 Euro për semestër/ Aplikoni për Bursën e Visegradit

Përshkrimi

VSP është një program i veçantë i Fondit Ndërkombëtar të Visegradit, krijuar për të lehtësuar shkëmbimet akademike, duke siguruar mbështetje financiare për studentët apo studiuesit të cilët janë shtetas të vendeve të V4: Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia dhe për shtetasit e huaj të studiojnë në vendet V4.

Qëllimi i VSP-së është të mbështesë lëvizjen e studentëve dhe studiuesve në mesin e vendeve të caktuara. Brenda VSP-së, ka tre skema të mëposhtme:

  • Bursat Intra-Visegrad: Për studentë apo kërkues brenda territorit të vendeve të V4, në kuadër të kësaj skeme preferohet që granti të jepet për aplikantët të cilët zgjedhin gjuhën e vendit pritës, si gjuhën e tyre të mësimit;
  • Bursat Out-Going: Për studentët apo kërkuesit nga vendet e V4-ës për studime në universitete të njohura në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovinë, Gjeorgji, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina, të njëjtat rregulla janë të aplikueshme për universitetet e Kosovës;
  • Bursat In-Coming: Për studentët ose kërkuesit të cilët janë shtetas të vendeve të mëposhtme: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia, Gjeorgjia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, Serbia, dhe Ukraina e që dëshirojnë të studiojnë në vendet e V4-ës -të njëjtat rregulla janë të zbatueshme për të studiuesit kosovarë,

Aplikantët nga vendet e V4-ës mund të aplikojnë për 1 ose 2 semestra në institucionet e arsimit të lartë në vendet V4 (skema Intra-Visegrad), dhe në vendet e Ballkanit dhe Partneritetit Lindor Perëndimor (skema Out-Going). Aplikantët në kuadrin e skemës Incoming mund të aplikojnë për deri në 4 semestra (nivelin Master) ose 2 semestra (PhD / postdoc) në institucionet e arsimit të lartë në vendet V4-ës.

Kriteret:

Aplikatët për Programin e Bursave Visegrad duhet:

  • Të jenë shtetas të një prej vendeve të mëposhtme: Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia, Gjeorgjia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, Serbia, dhe Ukraina
  • Të kenë përfunduar të paktën 4 semestra në kohën e aplikimit, 6 semestra (ekuivalent me programin Bachelor) në kohën e fillimit të bursës;
  • Të kryejnë periudhën e bursës s plotë në institucionin pritës.

 

Afati i aplikimit: 31 Janar 2016
Kush mund të aplikojë: Studentë nga Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Sllovakia, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Bjellorusia, Gjeorgjia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, Serbia, dhe Ukraina
Bursa: 2,300 Euro për semester plus një grant të mundshëm udhëtimi

Bursa

Përfituesit do të marrin një bursë prej 2.300 euro për semestër. Ekziston edhe një mundësi për të aplikuar për një grant të veçantë të udhëtimit, nëse banojnë më larg se 1500 km nga institucioni pritës.

Si të aplikoni?

Afati i fundit për aplikim është 31 janari 2016. Për të aplikuar ju lutemi krijoni aplikimin tuaj online KETU. Pastaj printoni formularin tuaj online, firmoseni atë dhe dërgojeni ose dorëzojeni personalisht se bashku me anekset e plotësuara në adresën e mëposhtme:

International Visegrad Fund
Kráľovské udolie 8
811 02 Bratislava
Sllovaki

Dokuemtat e kërkuara

  • Përkthim të çertifikuar të diplomës;
  • Letra e pranimit origjinale nga universiteti/institucioni pritës;
  • Plani origjinal i punës për periudhën e studimit/kërkimit;
  • Letër rekomandimi (vetëm për nivelin Post-Master).

Para se të aplikon, sigurohuni që keni lexuar Rregullat dhe Instruksionet e programit. Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare.

 

Leave a Comment