VIDEO/ Ja si duhet të plotësoni aplikimin për Llotarinë Amerikane

VIDEO/ Ja si duhet të plotësoni aplikimin për Llotarinë Amerikane

Ambasada Amerikane ka publikuar një video ilustruese lidhur me procesin e aplikimit për Llotarinë Amerikane. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas dhe kryhet në faqen e internetit: https://dvlottery.state.gov/ . Kriteret kualifikuese mund t’i lexoni këtu: https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/diversity-visa-sq/kriteret-kualifikuese-mbi-arsimimin-dhe-punesimin/. Formulari i regjistrimit përbëhet nga pyetjet e mëposhtme: mbiemri, emri, data e lindjes, gjinia, qyteti dhe shteti ku keni lindur, nëse keni lindur në Shqipëri, atëherë lini pyetjen # 6 pa përgjigje, fotografinë tuaj të marrë…

Read More

Mundësi praktike në Gjermani

Mundësi praktike në Gjermani

Apliko tani! Programi i ‘Praktikave të Biznesit Gjerman 2019’ për vendet e Ballkanit Perëndimor është një mundësi e mirë për studentët shqiptarë dhe të sapodiplomuarit, që të fitojnë një eksperincë pune për tre deri në gjashtë muaj në disa nga kompanitë më të rëndësishme gjermane. Profilet e kërkuara: ekonomiks/financë, inxhinieri/shkenca teknike/informatikë, gazetari/gjermanisht, bujqësi, menaxhim cilësie, teknologji mjedisore dhe klimaterike. Afati i aplikimit: 13 Nëntor 2018 Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK

Read More

Konkurs nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Konkurs nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe GIZ shpall konkursin për përzgjedhjen e logos së Agroturizmit. Agroturizmi dhe rritja e strukturave të agroturizmit, si një formë e diversifikimit ekonomik në zonat rurale është një ndër projektet strategjike të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Agroturizmi është një veprimtari me potencial të lartë zhvillimi, në funksion të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të kushteve sociale në zonat rurale të Shqipërisë….

Read More