Bursë 42-ditore për shqiptarë në Amerikë

Bursë 42-ditore për shqiptarë në Amerikë

Thirrje për të gjithë profesionistët e çdo rajoni në Shqipëri për të aplikuar në një bursë 42-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Ky program është një shkëmbim dypalësh që përfshin 38 profesionistë nga 5 vende të Europës dhe 19 udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do mund të sjellin ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre. Mësoni më shumë dhe aplikoni deri më 31 Mars në këtë LINK

Read More

Mundësi punësimi pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë

Mundësi punësimi pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë

Njoftim për vend pune – Ambasada Gjermane në Tiranë Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë kërkon të punësojë fillimisht për një periudhë një vjeçare një punonjës/e pranë zyrës së entit federal për migracion dhe refugjatët. Ju lutemi të paraqisni aplikimin tuaj në gjuhën gjermane deri në dt. 06. Prill 2018 me Postë ose E-mail. Për të tjera informacione, klikoni në këtë link: https://goo.gl/kdsHX5

Read More

Ambasada Italiane: Ja si mund të studioni në Itali

Ambasada Italiane: Ja si mund të studioni në Itali

Viti Akademik 2018-2019 Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për ata me vendbanim në qytetet e mëposhtme: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë. Për mënyrat, skadencat e procedurës së pararegjistrimit dhe zgjedhjes së degës, duhet të konsultoni edhe faqen e internetit: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/. Studentët që…

Read More

Grante/ 4 Thirrje për propozime në kuadër të Programit të Punës dhe Inovacionit Social – EaSI

Grante/ 4 Thirrje për propozime në kuadër të Programit të Punës dhe Inovacionit Social – EaSI

Programi për ‘Punësim dhe Inovacion Social’ në përputhje me strategjinë ‘Evropa 2020’ dhe me ‘Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2014-2020’ synon trajtimin e problemit të papunësisë së të rinjve, sigurimit të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve dhe nxitjen e inovacionit social dhe ekonomik nëpërmjet mbështetjes së reformave. Në kuadër të objektivave të mësipërme, EaSi vijon të publikojë thirrje të reja për propozime në portalin e tij ku aktualisht janë hapur 4 thirrje të…

Read More

Trajnim për të rinjtë në Has

Trajnim për të rinjtë në Has

A jeni një i ri nga qyteti i Hasit? Keni dëshirë të merrni pjesë në një trajnim me fokus parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm? Nëse po, jeni të ftuar të na dërgoni një CV brenda datës 23 Mars 2018 në e-mailin: info@peopleinfocus.org People in Focus do të organizojë trajnimin me temë “Ndërgjegjësohu = Mposht Ekstremizmin”. Ky aktivitet mbështetet financiarisht nga projekti “Shoqëria Civile kundër Ekstremizmit të Dhunshëm” i cili financohet nga Bashkimi Evropian…

Read More

Hapet thirrja për aplikime për kërkuesit e rinj akademikë

Hapet thirrja për aplikime për kërkuesit e rinj akademikë

PERFORM në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Politike (ASP) shpall thirrjen për aplikime në programin “Mbështetje për kërkimin mbi politikat për akademikët e rinj”, dedikuar për hulumtuesit e rinj nga bota akademike.  Deri në 10 kërkues do të trajnohen dhe mbështeten financiarisht për të hulumtuar mbi politika të përcaktuara, të cilat janë me interes për t’u zbatuar nga Bashkia e Tiranës. Aplikantët e përzgjedhur do të mentorohen në punimet e tyre nga Qendra Ndërkombëtare për…

Read More

Mundësi punësimi për të diplomuarit në Shkenca Juridike

Mundësi punësimi për të diplomuarit në Shkenca Juridike

Lloji i diplomës “Shkenca Juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor” Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve: Specialist në Sektorin e Programimit, Hartimit dhe…

Read More

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje

Thirrje për aplikim për pjesëmarrje

Workshop: “NJERIU I RI NË MATERIALET FILMIKE TË DIKTATURËS (1958-1990)”, 30 mars‒11 maj 2018. IDMC fton të gjithë të rinjtë e interesuar në analizën e personazheve të filmave të diktaturës të bëhen pjesë e workshop-eve për filmat. Qëllimi i këtyre workshop-eve është të paraqesë tek të rinjtë ndërtimin e periudhës komuniste në filmat e prodhuar në shqip, në vitet 1958-1990, për të kuptuar më mirë jetën në komunizëm dhe ideologjinë komuniste. Propaganda komuniste ndikonte në…

Read More

Trajnime falas nga GIZ në Tiranë

Trajnime falas nga GIZ në Tiranë

Protik Innovation Center në kuadër të projektit GIZ ProSeed ofron mundësi trajnimi falas gjatë muajit Prill 2018 për të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë karrierën e tyre në Multimedia. Aplikimet janë të hapura deri në datën: 6 Prill 2018 nëpërmjet plotësimit të formularit në linkun që vijon: https://protikcenter.typeform.com/to/BIrEzk Numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. Vendndodhja: Protik Innovation Center, Tiranë

Read More
1 2 3 4