15 arsye për të mësuar gjuhën gjermane

Janë shumë arsye pse ju duhet të mësoni gjuhën gjermane. Më poshtë gjeni të listuara 15 prej tyre:
- Gjermania është eksportuesja e dytë më e madhe në rang botëror.
- Ekonomia Gjermane renditet e para në Evropë dhe e katërta në rang botëror. Ekonomia e saj është e krahasueshme me të gjitha vendet Spanish-folëse (të kombinuara)
- Gjermania është ‘shtëpia’ e kompanive të shumta ndërkombëtare.
- Investimi direkt nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara është mbi 10 miliard dollarë.
- Gjermania ka numrin më të madh të folësve të gjuhës amëtare në Bashkimin Evropian (Më shumë se Anglishtja, Spanishtja ose Frengjishtja)
- Gjermanishtja është një nga 10 gjuhët më të folura të botës.
- 22 Çmime Nobel në Fizikë, 30 në Kimi dhe 25 në Mjeksi kanë shkuar për shkencëtarët nga tre vëndet më të mëdha Gjerman-folëse, ndërsa shumë laureate nga vende të tjera janë trajnuar në Universitetet Gjermane. 11 Çmime Nobel në Letërsi janë akorduar për shkrimtarët në gjuhën gjermane dhe 7 gjermanë dhe austriakë kanë fituar Çmimin e Paqes.
- Gjermanët janë liderët botërorë në inxhinieri.
- Gjermania është e ngjashme me anglishten. Shumë fjalë në Gjermanisht tingëllojnë dhe/ose duken njësoj me fjalët ekuivalente në Anglisht. Për shëmbull, vini re fjalët e mëposhtme:
Haus = house, Buch = book, Finger = finger, Hand = hand,
Name = name, Mutter = mother, schwimmen = to swim,
singen = to sing, kommen = to come, blau = blue, alt = old,
windig = windy. - Gjuha e folur gjermane ka prodhuar disa nga producentët më të mirë të filmave në shekullin e 20-të.
- Gjermanishtja është gjuha e Gëtes, Marksit, Niçes, dhe Kafkës. Moxart, Bach, Beethoven, dhe Schubert, Brahms, Schumann, Wagner, Mahler, dhe Schoenberg kanë folur dhe shkruar gjermanisht, sikurse edhe Freud, Weber, Anjshtanji, dhe Heisenberg, Kant, Hegel, dhe Heidegger.
- Gjermanishtja është gjuha e dytë shkencore më e përdorur në botë.
- 18% e librave botërorë janë publikuar në gjuhën gjermane, dhe madje pak prej tyre shfaqen të përkthyera në gjuhën angleze.
- Gjermania është porta kryesore botërore për arsimin e lartë.
- Shumë nga punët më të rëndësishme të botës perëndimore në filozofi, letërsi, muzikë, histori arti, teologji, psikologji, kimi, fizikë, inxhinieri dhe mjekësi janë të shkruara në gjermanisht dhe vazhdojnë të prodhohen në Gjermani.
Burimi: Kërkimi i Universitetit të Bostonit