14 faqe interneti të dobishme për të cilat nuk keni dëgjuar më parë!

Çdo ditë ne shfletojmë faqe të mërzitshme dhe nuk e dinë se në fakt ka “thesare” që presin të klikohen nga ne. Më poshtë gjeni një listim të 14 faqeve të internetit nga Mundesi.al, të cilat mund të jenë shumë të dobishme për ju! Klikoni në titujt e mëposhtëm për t’u ridrejtuar automatikisht në faqet për të cilat jeni të interesuar.

“Time Travel”

Këtu ju do të gjeni informacione të detajuara se si ka ndryshuar harta e botës që nga viti 3000 para Krishtit. Me një klikim të vetëm, ju mund të gjeni gjithçka në lidhje me mbretëritë e lashta, perandoritë, vende ose periudha të ndryshme historike.

“Get Notify”

Kjo faqe internet e vogël gjurmon nëse email-et e dërguara nga ju janë hapur dhe lexuar nga marrësi. Ajo gjithashtu ofron Adresën IP të marrësit, vendndodhjen, të dhënat e shfletuesit etj.

“Print What You Like”

Kjo faqe e dobishme ju lejon të printoni faqet web duke mënjanuar reklamat, banerat, dhe informacione të tjera të padobishme.

“Old Versions of Software” (Versione të vjetra programesh)

A besoni se versionet e vjetra të një programi të caktuar ishin më të mira? Me oldversion.com, ju mund ta shkarkoni ndonjë nga versionet e mëparshme të programeve Windows, Mac dhe Linux në qoftë se ato nuk janë më në dispozicion nga faqet zyrtare.

 

Gjeni një faqe të dobishme “rastësisht”

Me çdo klikim, kjo faqe do t’ju ofrojë faqe të ndryshme ende të dobishme. Nuk do e besoni se sa shumë do ju nevojitet në vijim kjo faqe!

Bëni “Screenshot” online

Ky shërbim ju lejon të ruani të plotë screenshot (pamje) të faqeve të internetit, jo vetëm për pjesën e dukshme të ekranit tuaj. Bëni ‘paste’ URL-në në një formë të veçantë dhe ruali rezultatin, imazhin .jpg (ka edhe formate të tjera në dispozicion). Nëse procesi ju merr shumë  kohë, ju mund t’a dërgoni imazhin në email-in tuaj.

Shikoni ndryshimin e Botës

Ky projekt unik do t’ju tregojë se si ka ndryshuar planeti ynë për 30 vitet e fundit në kuadrin e një minutë. Zgjidhni vendndodhjen dhe të shikoni fotot satelitore të shfaqura në lëvizje.

Koleksion online të lojrave elektronike

Nëse ju ndiheni nostalgjikë për lojrat e vegjëlisë tuaj, kjo është faqja për ju! Një përzgjedhje e mrekullueshme e lojrave elektronike nga e gjithë bota. Jo vetëm mund t’i shikoni, ju gjithashtu edhe mund të luani!

Evolucioni i internetit

Kjo faqe tregon evolucionin e teknologjive të internetit në formën e një grafiku të mrekullueshëm. Ju mund të gjeni më shumë për zhvillimin dhe vendosjen e faqeve dhe aplikacioneve të internetit, të  kontrolloni se sa përdorues interneti kanë ndryshuar gjatë viteve, dhe të dhëna të tjera interesante.

Tabela Periodike

Këtu mund të gjeni gjithçka në lidhje me elementet kimike. Një faqe shumë e dobishme për cilindo të interesuar në fushën e Kimisë.

Llogaritësi i gjumit

Një faqe e thjeshtë dhe e shkëlqyer,  që ju tregon se kur duhet të shkoni në shtrat, në varësi të orës që doni të zgjoheni. Sistemi është i bazuar në ciklet shkencore të gjumit.

Shënime vetë-fshirëse

Krijoni shënime që do të vetë-fshihen pasi të lexohen. Ju mund t’i përdorni ato për nevojat tuaja “super-sekrete”.

Fshini llogarinë tuaj nga shërbimet e internetit

Linqe direkte për largimin nga llogaritë tuaja nga shumë e shumë faqe. Pasi të keni fshirë të gjitha profilet tuaja online, mund të ndiheni të qetë, pasi nuk do të jeni të loguar askund!

Dërgoni një faks Falas

Emri është shumë vetë-shpjegues. Dërgoni një faks falas për kolegët tuaj!

Ndalohet rreptësisht kopjimi i këtij informacioni!

Mundesi.Al

Leave a Comment