1200 Euro në muaj/ Praktikë 5-mujore e paguar në Bruksel

 

Përshkrimi

IGLYO  ka hapur thirrjen për aplikime për një praktikant të ri kërkimor për t’iu bashkuar ekipit IGLYO në Bruksel për 5 muaj. Roli do të ketë një fokus të fortë mbi arsimin, duke ndjekur një projekt të ri ambicioz për të krijuar fillimet e një Indeksi Arsimi LGBTQI Evropian. Kjo do të përfshijë hulumtime, ndërtimin e një bazë të dhënash të këshilltarëve kombëtar, dhe zhvillimin e intervistave për të krijuar pasqyrën e parë të politikave arsimore, procedurave dhe praktikave evropiane në lidhje me përfshirjen LGBTQI.

Analiza e këtij informacioni, më pas do të përdoret për të krijuar një sërë treguesish kombëtar të krahasueshëm për të bërë arsimin gjithëpërfshirës një prioritet të qartë për të gjitha qeveritë. Mbi projektin e arsimit, praktikanti do të punojë ngushtë me anëtarësimin në IGLYO për të shqyrtuar angazhimin aktual, dhe do të ndihmojë në zhvillimin e mjeteve të fuqishme të monitorimit dhe vlerësimit për të nxjerrë në pah më mirë impaktin e punës së IGLYO-së tek individët.

Kriteret

  • Diplomë Bachelor në fushën përkatëse të studimit dhe të paktën një vit përvojë pune në përputhje me shkollën e mbaruar;
  • Aftësi të lartë me metodat kualitative dhe kuantitative të hulumtimit;
  • Të drejtë për të punuar në Belgjikë;
  • Aftësi për tu zhvendosur në Bruksel dhe udhëtuar për çdo rast
  • Aftësi për të punuar në mënyrë fleksibile, duke përfshirë edhe orë punë shtesë apo në mënyrë të çrregullt

 

Pagesa

  • Paga mujore prej 1200 euro bruto;
  • Kostot e udhëtimit, mjetet e jetesës dhe akomodimi i paguar për takime të lidhura me punën kur është e nevojshme;
  • Paga vjetore e pushimeve në përputhje me rregullat belge;
  • Kostot e zhvendosjes deri në 250 euro.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar duhet të plotësoni formularin e aplikimit online deri më 20 qershor 2016.

Për më shumë informacion ju lutem shikoni thirrjen zyrtare ose vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

 

Leave a Comment