1,120 Euro në muaj/ Praktikë e paguar nga Komisioni Europian

Përshkrimi

Komisioni Europian ofron një praktikë 5-mujore të paguar, që fillon në 1 Mars ose në 1 Tetor 2016. Nëse ju jeni një nga kandidatët e zgjedhur ju do të keni mundësinë të keni eksperiencë në mjedis ndërkombëtar dhe shumëkulturor. Kjo mund të jetë një hap i rëndësishëm për karrierën tuaj të mëtejshme.

Praktikantët punojnë në të gjithë Komisionin Europian. Përmbajtja e punës varet më së shumti nga përgatitja juaj. Ju për shembull, mund të punoni në fushën e ligjit, burimeve njerëzore, politikave mjedisore. Një ditë tipike për praktikantin konsiston në:

  • Ndjekjen dhe organizimin e takimeve, grupeve të punës, forumeve, dëgjesave publike;
  • Kërkim dhe hartim të dokumentave, raporteve, konsultimeve; përgjigje pyetjesh
  • Zhvillim projektesh.

Afati i aplikimit: 29 Janar 2016

Kush mund të aplikojë: Të diplomuar nga e gjithë bota

Pagesa: 1,120 Euro dhe rimbursim për shpenzimet e udhëtimit

Kriteret

Një program praktike është e hapur për të diplomuarit nga e gjithë bota të cilët kanë:

  • Një diplomë studimesh të paktën tre vjeçare (minimum një Bachelor);
  • Njohuri shumë të mira të Anglishtes ose Frengjishtes ose Gjermanishtes (Niveli C1/C2 në përputhje me Kuadrin Europian të Referencave për Gjuhët);
  • Njohuri shumë të mira të një gjuhe të dytë zyrtare të BE-së (kërkohet për kandidatët që vijnë nga vendet e BE-së)

Pagesa

Ju do të merrni një pagesë mujore prej 1,120 Euro dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit. Sigurimi i shëndetit dhe në raste aksidentesh mund të ofrohet gjithashtu.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar, ju lutemi fillimisht logohuni në këtë LINK dhe ndiqni hapat. Afati për të aplikuar është 29 Janar 2016.

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare

Leave a Comment