1,050 Euro në muaj/ Praktikë e paguar në Frankfurt, Gjermani

Kush mund të aplikojë: Të diplomuarit kohët e fundit ose studentët të cilët janë në përfundim të studimeve të tyre master
Afati i aplikimi: 14 Prill 2016
Pagesa: 1,050 Euro në muaj
Përshkrimi
Drejtoria e Përgjithshme e Komunikimeve të Bankës Qendrore Evropiane (BQE) është duke kërkuar aplikantë të cilët janë diplomuar kohët e fundit ose studentë të cilët janë afër përfundimit të studimeve të tyre, për të marrë pjesë në një praktikë në departamentin e Shërbimeve të Gjuhës për një periudhë prej 3 muajsh.
Qëllimi i praktikës është që t’i jape aplikantëve të suksesshëm mundësinë për të fituar eksperiencë në detyrat e lidhura me përkthimin . Ndërsa në BQE, kandidati pritet të kontribuojë në përkthimin e teksteve nga anglishtja në frëngjisht, rishikimin e teksteve në frëngjisht dhe redaktimin e teksteve në frëngjisht të destinuar për botim.
Praktika do të kryhet në Frankfurt,Gjermani.
Kriteret
Kandidatët e suksesshëm duhet të kenë njohuritë dhe kompetencat e mëposhtme:
- Diplomë Master (ose kualifikim në një nivel ekuivalent) në gjuhët modern ose përkthim, ose aplikantët duhet të jenë në vitin e fundit në një kurs të tillë.
- Njohuri të shkëlqyera në Frengjisht;
- Aftësi të shkëlqyer e gjuhës angleze, e çertifikuar
- Njohuri shumë të mira në të paktën një nga gjuhët zyrtare të BE-së
- Working knowledge of MS Office (in particular Word, Excel and PowerPoint).
- Njohuri në përdorimin me MS Office (në veçanti Word, Excel dhe PowerPoint).
Pagesa
Pagesa mujore për praktikën është 1,050 Euro. Granti i praktikës rritet në 1,900 euro në muaj për të praktikantët të cilët kanë përfunduar të paktën dy vite të studimit të doktoraturës dhe që aplikojnë për një praktikë që kërkon një nivel të tillë të kualifikimit.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, regjistrohuni në këtë LINK dhe ndiqni udhëzimet e përcaktuara.
Për të tjera informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare, duke klikuar në këtë LINK.