1000 bursa studimi në Gjermani

Fondacioni Heinrich Boll ka hapur thirrjet për aplikime për bursa. Mund të aplikojnë studentë nga e gjithë bota për vitin akademik 2019-2020.

Departamenti i bursave të Fondacionit Heinrich Böll jep bursa për ndjekjen e programeve të Bachelorit, Masterit, Doktoraturës për studentë nga e gjithë bota.

Aplikantët duhet të plotësojnë kërkesat specifike të gjuhës angleze / gjuhëve të tjera në mënyrë që të jenë në gjendje të studiojnë në Gjermani.

Bursat jepen në të gjitha degët, të cilat ofrohen në universitetet e shkencave të aplikuara ose në universitetet e arteve në Gjermani.

Fondacioni Heinrich Böll do të japë 1000 bursa.

Për më shumë informacione rreth bursave dhe procedurës së aplikimit klikoni në këtë LINK.

Afati: 1 shtator 2018

Leave a Comment