100 bursa Pasuniversitare nga Universiteti Queen Mary, Angli

Universiteti Queen Mary në Londër po pranon aplikime për 100 bursa të financuara plotësisht për studentë nga e gjithë bota. Bursat do të jepen për ndjekjen e programit studimor pasuniversitar.
Aplikuesit duhet që të kenë aftësi shumë të mira në të folurën dhe shkruarën e gjuhës angleze, minimalisht njohuri të anglishtes në nivelin GCSE niveli C ose 4.
Universiteti Queen Mary ofron bursa studimore me një vlerë totale prej rreth 12 milion paund për të mbështetur studentët e doktoraturës çdo vit.
Si të aplikoni?
Hapi 1: Zgjidhni programin tuaj të studimit nga lista e programeve pasuniversitare.
Hapi 2: Kërkesat e pranimit akademik. Konsultohuni për t’u njohur me informacionin specifik të vendit / rajonit për të kuptuar nëse keni kualifikimet e duhura.
Hapi 3: Kursi i gjuhës angleze. Nëse gjuha juaj e parë nuk është anglishtja, ju duhet të dëshmoni aftësinë në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze, duke përmbushur kriterin e pranimit.
Hapi 4: Aplikimet pasuniversitare duhet të bëhen online.
Për të aplikuar klikoni në këtë LINK.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.
Afati i fundit: 31 janar 2019