10 Këshillat më të rëndësishme për fitimin e një burse

Gjetja e një burse është më e lehtë se sa mund të mendoni. Këtu janë disa këshilla për të marrë një bursë, duke përfshirë edhe atë që ju duhet të shikoni me vëmendje në aplikimin tuaj.

1.Filloni kërkimin sa më shpejt të jetë e mundur

Sa më parë të filloni kërkimin tuaj, aq më shpejt ju mund të merrni mbështetje. Dhe mos u shqetësoni për të mosgjetjen e një burse të përshtatshme. Vetëm injoroni të gjitha idetë e gabuara që ju mund të keni në lidhje me bursat dhe përqëndrohuni në aplikimin tuaj. Sepse kur ju keni mbështetje,  ju mund të përqëndroheni tërësisht në studimet tuaja. Shumë organizata kanë një afat kohor në vit. Nëse e humbni këtë, do ju duhet të prisni një vit para se të aplikoni.

 

2.Kërkoni të dhëna

Në vend të procesit kompleks të kërkimeve në internet, ju thjesht mund të kontrolloni bazën e të dhënave (psh në faqen www.european-funding-guide.eu) për mundësi bursash dhe financime. Të gjitha bursat janë filtruar në bazë të kërkesave të aplikimit. Kjo ju kursen kohë në mënyrë që mos të shqyrtoni bursat që nuk përputhen me profilin tuaj.

3.Aplikoni tani për bursa që lidhen me profilin tuaj

Mos dërgoni thjesht rastësisht CV-në tuaj tek financuesit më të njohur të bursave. Në vend të kësaj ju duhet të përqëndroheni në aplikimin tek organizatat me mundësitë që përputhen me profilin tuaj. Dhe mos hezitoni të dërgoni disa aplikime pasi kjo do të rrisë shanset për sukses.

Mundësitë më të mira janë me organizatat më pak të njohura. Ka edhe disa që “luftojnë” për të gjetur kandidatë mjaftueshëm për çdo vit, kështu që ju duhet të përfitoni nga këto mundësi.

4.Mos humbisni afatin e aplikimit

Gabimi më i madh që mund të bëni është aplikimi në minutat e fundit. Në shumicën e rasteve kjo do t’ju përjashtojë nga procesi. Shumë bursa kanë një afat për vit kështu që nëse e humbni, do ju duhet të prisni një vit të plotë para se të aplikoni sërish.

5.Personalizoni aplikimin tuaj

Askujt nuk i pëlqen pranimi i aplikimeve të përgjithshme që dërgohen në masë, kështu që ju duhet të shmangni dërgimin e një “template” të shumë organizatave të ndryshme. Qasja më e mirë është që të personalizoni çdo aplikim. Kjo nuk është e vështirë dhe mund të përfshini gjëra të tilla si adresimin e saj tek personi i duhur, ose të renditni përgjigjet tuaja në mënyrë që të përputhen me objektivat e organizatës që akordon financimin apo bursën.

6.Kontrolloni aplikimin tuaj për gabime

Ju do të lini një përshtypje të keqe në qoftë se ju paraqitni një aplikim me gabime. Lexojeni me kujdes dhe korrigjoni gabimet para se t’a dërgoni atë. Në veçanti ju duhet të kontrolloni drejtshkrimin dhe gramatikën tuaj, si dhe të kontrolloni nëse informacionet që ju keni përfshirë janë korrekt.

Gjithashtu sigurohuni që keni ndjekur udhëzimet e aplikimit që iu janë dhënë. Për shembull, nëse iu është kërkuar të dërgoni aplikimin në letër A4, përdorini vetëm letër A4.

7.Sigurohuni se keni kompletuar aplikimin tuaj

Kur të jeni duke aplikuar për një burse, mos dorëzoni një aplikim të papërfunduar. Kjo zakonisht do të rezultojë në përjashtim nga procesi i aplikimit,.

8.Çfarë shfaqet kur ju kërkoni emrin tuaj në Google?

Njerëzit përgjegjës për dhënien e bursave mund të kërkojë për ju në Google për të gjetur më shumë informacion. Kontrolloni cilësimet e privatësisë në Facebook dhe rrjete të tjera të mediave sociale. Dhe shikoni për përmbajtje që mund të lënë një përshtypje të keqe dhe përpiquni t’a hiqni atë.

9.Përdorni një foto që lë përshtypje profesionalizmi

Mbresat e para do të jenë nga aplikimi, kështu që zgjidhni një foto me cilësi të lartë dhe ku të dukeni të lumtur dhe profesional. Është e këshillueshme që të përfshini një foto, edhe nëse ajo nuk kërkohet.

10.Mos u bëni të bezdisur

Shumë organizata nuk ju dërgojnë konfirmimin. Zakonisht duhet të kalojnë 3-6 muaj që ju të merrni një feedback. Madje disa shkruajnë në faqen e tyre të internetit se aplikantët nuk duhet t’i kontaktojnë për të kontrolluar progresin e aplikimit të tyre. Ju duhet të ndiqni kërkesën.

Burimi: European Funding Guide

Përshtati Mundesi.Al

Leave a Comment